Javën e ardhshme Shkupi nikoqir i Forumit Energjetik i Maqedonisë kushtuar qëndrueshmërisë energjetike dhe tranzicionit të gjelbër

by admin
Spread the love

Forumi energjetik i Maqedonisë do të mbledhë në një vend zyrtarë të lartë qeveritarë nga vendi dhe rajoni, ambasadorë, përfaqësues të organizatave dhe fondeve ndërkombëtare, aktivistë dhe ekspertë nga fusha e energjetikës me qëllim të nxitjes së dialogut dhe shkëmbimit të ideve dhe iniciativave për përmirësimin e shoqërisë, u theksua në konferencën e sotme për shtyp në prag të Forumit të gjashtë energjetik të Maqedonisë me titull “Përmirësimi i Trekëndëshit të Teknologjisë së Politikave Financiare-Energjetike për Qëndrueshmërinë Energjetike dhe Tranzicionin e Gjelbër”, i cili do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Shkup.

“Forumi është iniciativë e përbashkët e Institutit ZIP, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të BE-së në vend. FEM-ja, po ashtu, është organizuar dhe ka mbështetje të madhe nga Fondacioni “Fridrih-Ebert”, i cili vazhdimisht mbështet dhe investon në iniciativa që kanë të bëjnë me politikat energjetike, duke promovuar agjendën e gjelbër dhe zgjidhjet alternative. Konfirmim për këtë është Forumi socio-ekologjik, të cilin tashmë po e organizojmë për të dytin vit me radhë, informoi koordinatorja e Fondacionit Fridrih Ebert”, Ivana Vuçkova.

Siç sqaroi ajo, forumi do të fillojë të martën me fjalë hyrëse nga drejtori ekzekutiv i Institutit ZIP Agim Selami, drejtori i Fondacionit “Shoqëri e hapur”, Andi Dobrushi, ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir, Ambasadorja e SHBA-së, Angella Ageler, përfaqësuesi i posaçëm i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë me Ballkanin Perëndimor Martin Vikers dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi. Në ditën e parë të forumit janë planifikuar tre panele diskutime.

Në ditën e dytë të mbajtjes së ngjarjes, në vetë hapjen, është parashikuar të drejtohen kreu i shtetit Stevo Pendarovski dhe ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq. Për këtë ditë janë planifikuar edhe tre panele diskutimi, ku do të diskutohen politikat energjetike.

Olympija Hristovska Zaevska, anëtare e Komitetit Organizativ të Forumit Energjetik të Maqedonisë, foli rreth gjendjes momentale të industrisë energjetike dhe perspektivave të saj të ardhme.

Ajo që unë veçanërisht e lexoj edhe drejtpërdrejt edhe midis rreshtave, nga shumë bashkësi energjetike botërore, pra edhe të Agjencia Ndërkombëtare Energjetike dhe agjencive që punojnë në energjetikën, është se teknologjia është përpara teknologjisë politike ose politikave. Pra, ne tashmë i kemi ato në dispozicion, po zhvillohet një sistem baterie, po zhvillohen fotovoltaikë, apo jo, e dimë se ato gjithashtu mund të prodhojnë edhe energji elektrike, mirëpo edhe të ngrohin ujin në të njëjtën kohë. Pra, teknologjia është

shumë përpara, por vendet kanë më pak nga ajo që ne e quajmë ngecje, për të kapur hapin me këtë, se si të bëjmë ligjet, aktet nënligjore, në mënyrë që të punojmë me këto teknologji, të cilat në fund të ditës duhet të bëjnë energjinë të arritshme për të të gjithë, veçanërisht për ata që janë kategoritë më të rrezikuara, tha mes tjerash Hristovska Zaevska.

Siç shtoi ajo, shteti ka politikën e vet industriale, ku janë të pranishme mjaft përpjekje për të krijuar vende pune të gjelbra, për të mbështetur gjithnjë e më shumë hulumtime dhe zhvillim në universitetet tona në mënyrë që ata të mund ta mbështesin atë dhe të jenë në hap me teknologjitë botërore.

“Mirëpo edhe proces shumë i rëndësishëm që po zhvillohet në shtet është procesi i specializimit, është pikërisht kjo politikë që ka ndihmuar vendet e BE-së dhe rajonet e tyre të zhvillohen në mënyrë sadopak të barabartë dhe të mos jenë pjesë urbane ose kryesore metropolitane të vendeve. Kjo është dhe ajo që është e rëndësishme për ne në këtë forum është pikërisht inkurajimi i atyre aktorëve të ndryshëm dhe atyre të energjisë, por edhe atyre që punojnë në zhvillimin ekonomik, atyre që punojnë me kategori të cenueshme dhe atyre që punojnë me pjesën financiare, të cilët në fakt duhet të hartojnë instrumentet financiare për të punuar së bashku, sepse nga ajo që shohim, koordinimi është një sfidë e madhe. Jo aq shumë nëse ekzistojnë elementët, por koordinimi, vuri në dukje ajo.

Hristovska Zaevska gjithashtu iu referua aspektit femëror për të parë se me çfarë përballen gratë në kompanitë energjetike.

“Në ndërmarrjet publike i shohim në shumë pozita, por ato nuk janë shpesh në ato pozita kyçe ku merren vendime, por ajo që më bën të lumtur në shtet, nëse i pyesni në katedrat, ka gjithnjë e më shumë gra si inxhiniere elektrike. Raporti është pesëdhjetë-pesëdhjetë në fushën e inxhinierëve elektrikë. Pra, kjo na jep shpresë se në teknologjitë e ardhshme, në politikat e ardhshme, gratë gjithashtu do të përfshihen shumë më tepër. Poenta nuk është që gratë ta marrin përsipër, por kur ne themi inkluzivitet, themi të prezantohemi ashtu siç jemi edhe në realitet, të jemi gjysmë e gjysmë”, shtoi Hristovska Zaevska.

Drejtor ekzekutiv i Institutit ZIPAgim Selami, , theksoi se forumi po rritet si brend dhe se është diçka për të cilën shteti duhet të jetë krenar meqë arrin të bashkojë në një vend faktorë shumë të rëndësishëm nga sfera e energjetikës.

– Lista e oratorëve përfshin personalitete të rëndësishme nga rajoni i Ballkanit dhe BE-së, mirëpo sivjet kemi oratorë edhe nga Kuvajti. Lidhur me panelet, është shumë e rëndësishme që t ‘u jepet hapësirë e veçantë grave në sektorin e energjetikës, studentëve, organizatave të shoqërisë civile”, nënvizoi Selami.

Lidhur me varfërinë energjetike, Vuçkovska theksoi se te ne definohet dhe përllogaritet si mungesë e nxehtësisë gjatë kushteve të dimrit.

– Mirëpo, varfëria energjetike do të thotë shumë më tepër se kaq. Meqë ky përkufizim nuk merr parasysh ditët e ngrohta të verës me të cilat ne si rajon përballemi gjithnjë e më shumë, as nuk merr parasysh çmimet e rrymës, ngrohjes, ato janë dukshëm më të ulëta se në rajon dhe vendet tjera të Evropës Perëndimore meqë ato subvencionohen. Megjithatë, ato kur marrin pjesë në shportën mujore konsumatore të qytetarëve, bëjnë një shumë mjaft të lartë. Dhe në këtë mënyrë, madje edhe qytetarët që janë në gjendje të përballojnë këto shpenzime nuk janë në gjendje të përballojnë nevoja të tjera. Ka disa parametra për të pasur një definicion më inkluziv dhe më të gjerë që do të trajtonte me të vërtetë varfërinë energjetike”, deklaroi Vuçkova.

Sipas saj, aspekti gjinor duhet të merret parasysh, meqë ne jemi ende një shoqëri tradicionale, ku gratë kalojnë shumë më tepër kohë në shtëpi dhe përballen me përdorimin e çdo pajisje për ngrohje, gatim, përgatitjen e ushqimit.

“Aspekt që është i rëndësishëm në atë se si literatura e lartë shkencore përkufizon varfërinë energjetike, është përdorimi i teknologjive që shkaktojnë ndotje, si jashtë ashtu edhe në shtëpinë. E, ne e dimë se si shoqëri ende shërbehemi me dru zjarri dhe kjo shkakton ndotje në shtëpinë e qytetarëve dhe kështu ndikon në shëndetin, veçanërisht të atyre që janë të përfshirë më drejtpërdrejt, e këto gjithsesi janë gratë, fëmijë dhe personat e moshuar”, u përgjigj ndër të tjera ajo.

Hristovska Zaevska iu referua mungesës së përdorimit të masave mbështetëse, siç janë ato për instalimin e invertorëve.

“Ne shohim masa për efikasitet energjetik, që do të thotë efikasitet energjetik, për të rinovuar një shtëpi, e gjithçka me qëllim që të mos humbet energji termike. Mirëpo, ju keni qytetarë që nuk kanë çfarë të rinovojnë. Ata jetojnë në kushte substandarde, ku këto subvencione janë joefikase. Këtu ne duam gjithashtu të diskutojmë se çfarë masash po hartojmë, apo jo, në mënyrë që ato me të vërtetë të kenë një logjikë dhe efekt në atë që po na ndodh në shtet dhe çfarë është e rëndësishme të diskutohet në forum. Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për ta bërë atë tranzicion – qymyr për energji të pastra. Në dokumentet tona strategjike kemi një afat të qartë, e ky është viti 2030″, shtoi Hristovska Zaevska.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like