Java e 9-të e sezonit vjeshtor nisi me fitoren e Makedonija Gj.P 1-0 kundër AP Brera – Shqip

by admin
Spread the love

Me golin e Popzlatanov në minutën e 44 të ndeshjes , Makedonija Gj.P shënoi  fitore 1-0 kundër ekipi AP Brera, në ndeshjen hapëse të javës së 9-të sezonit vjeshtor  në Ligën e Parë të futbollit vendor. Për ekipin Makedonija Gj.P ishte  fitorja e tretë sezonale dhe me  2 barazime e 4 humbje  aktualisht ka të grumbulluar  11 pikë, ndërsa  ekipi i AP Brera  tani më pesë ndeshje radhazi  nuk dinë për fitore . Skuadra nga Strumica në 9-të xhirot e zhvilluara  ka të shënuara 4 fitore, 2 barazime  dhe  3  disfata  duke  grumbulluar  14 pikë.

Pesë takimet tjera të javës së 9-të luhen nesër (e diel), me fillim në orën 14:00, takohen:

FC Shkupi – Struga Trim Lum

Gostivari – Shkëndija

Sileksi – Voska Sport

Rabotniçki – Tikveshi

Bregallnica – Vardari

You may also like