Java e 2-të / Sfida që premtojnë spektakël, “Abissnet Superiore” në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Futbolli shqiptar rikthehet në kanalet Oversport të platformës Tibo këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dytë të “Abissnet Superiore”, që do të jenë të ndara në tre ditë.

Të shtunën e 27 gushtit në orën 17:00 do të luhen sfidat Teuta-Bylis dhe Kastrioti-Erzeni, që mund ti ndiqni respektivisht në kanalet Oversport 2 dhe Oversport 3. Durrsakët dhe krutanët kërkojnë të harrojnë disfatat që pësuan në premierën e kampionatit, ndërsa Bylis dhe Erzeni synojnë të surprizojnë edhe në këtë javë.

Të dielën do të luhet dy sfida të tjera të “Abissnet Superiore”. Kampionët e Tiranës do të luajnë sërish në transfertë, këtë javë përballë Egnatias në Rrogozhinë në orën 17:00.

Ndërsa në mbrëmje në orën 19:30 do të luhet në “Loro Boriçi” një nga sfidat më interesante të javës, përballja Vllaznia-Kukësi. Pas humbjes ndaj Erzenit shkodranët kërkojnë të bëjnë autokritikë në debutimin sezonal në shtëpi.

Java e dytë do të mbyllet me një supersfidë. Në “Elbasan Arena” do të ndeshen Partizani dhe Laçi, dy skuadra me pretendime të mëdha këtë sezon, që nisën me fitore kampionatin.

Të gjitha sfidat e “Abissnet Superiore” mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo. / Oversport.tv

You may also like