Jasir Asani drejt transferimit në La Liga

by admin
Spread the love

Jasir Asani pritet që të vazhdojë karrierën në La Liga, konkretisht te Celta Vigo.

Mediumi maqedonas “ekipa.mk” ka raportuar se klubi spanjoll ka rikthyer interesim për reprezentuesin e Shqipërisë.

Celta Vigo kishte shprehur interesim për shërbimet e Asanit në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa tani po synon të përforcohet me të gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

28-vjeçari është pjesë e klubit nga Koreja e Jugut, Gwangju, nga janari i vitit të kaluar. Ai ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit, raporton Express.

Sipas “Transfermarkt”, shkupjani në tregun e transferimeve vlerësohet me 1.20 milionë euro.

Jasir Asani karrierën e ka nisur te Vardari, teksa ka luajtur edhe për Shkupin, Pobeda, Partizani, AIK e Kisvarda.

Përveç me Gwangjun, sulmuesi shqiptar shfaqi formë fantastike me Shqipërinë gjatë ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, duke qenë ndër më meritorët që “Kuqezinjtë” e siguruan kualifikimin në Evropianin e këtij viti.

You may also like