Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas

by admin
Spread the love

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Benjamin Corell.

Marrëveshja e nënshkruar ka të bëjë më rritjen dhe avancimin e partneritetit mes dy forcave.

“Kjo marrëveshje është e ndërtuar në 6 shtylla dhe ka për qëllim të avancojë programin e partneritetit ushtarak duke përfshirë manovrën, zhvillimin e trupës së nënoficerëve, mirëmbajtjen e sistemeve ushtarake, mjekësinë ushtarake dhe fushën e kibernetikës”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Gjeneral Jashari me homologun e tij Corell vizituan trupat e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së në poligonin e stërvitjes në Kampin Atterbury, të shtetit të Indianës.

“Vizita e Gjeneral Jasharit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me përcjelljen nga afër të realizimit të ushtrimit dhe thellimit të bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë, përcjell Klankosova.tv.

 

You may also like