Jasharaj: Kurti po mundohet t’i përçajë sindikatat, u alivanosa nga deklarata e Elvis Hoxhës

by admin
Spread the love

Mësimdhënësit në
Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e
kërkesave, ka thënë për Ekonomia Online, kryetar i Sindikatës së Bashkuar për
Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka folur
për akuzat e rënda të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, për të
cilin thotë se i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.

Jasharaj ka
drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për të cilën thotë se po mundohet
t’i përçajë sindikatat.

“Kryeministri Kurti
dhe Qeveria e tij kanë një qasje tejet të gabuar ndaj sindikatave. Në vend të
dialogut fillimisht kanë zgjedhur deklarata që ‘ky nuk e meriton’ e këso deklarata
tjera. Janë përzier në punët e sindikatave që është e ndaluar edhe me konventat
ndërkombëtare, pastaj në vend të dialogut filluan të më fyenin, dhe këto i
përballova, pastaj u munduan të më shpallnin hajn por çdo gjë u vërtetua se nuk
jam i tillë”.

“Pastaj doli ajo
deklarata e tmerrshme që më kushtoj më përkeqësimin e shëndetit tim, ngase
shokët që ishin këtu më kanë parë. Nuk më ka ndodh kurrë ashtu një gjendje
krize kur i tërë trupi më dridhej dhe e pash që e humba kontrollin. U pa që pas
një kohë e demantoi vetveten duke thënë se është bazuar në lajme të rrejshme”,
u shpreh Jashari.

Jasharaj ka thënë
se Elvis Hoxha është njëri ndër më të poshtrit në Vetëvendosje, pasi thotë se
nga akuzat e tij, ai është alivanosur.   

“E kisha humbur për
një kohë vetëdijen dhe këtë e vërtetova se e pash vetën të lagur me ujë nga
kolegët, të cilët ishin tmerruar. Po isha i alivanosur se për një kohë nuk kam
pasur vetëdije. E kam thënë edhe më herët, po e them edhe tani se nga njerëzit
më të poshtër në Vetëvendosje është Elvis Hoxha dhe kam pritur që kryeministri
të reagojë, por nuk e bëri”, tha ai teksa falënderoi opinionin për përkrahje.

Ai tha se qeveria
në vend të dialogut, po humb kohë e orë duke shëtitur nga një komunë në
tjetrën, duke vizituar ndonjë shkollë.

Jasharaj tha se
janë në pritje të dialogut dhe se deklaratat e Kurtit nuk do ta zmbrapsin.

“Po të dojë Qeveria, që sot ta thërras kryetarin Hukolli dhe Këshillin Grevist, nëse unë jam një njëri i padëshiruar unë nuk shkoj. Jam i gatshëm që të takohem, por nëse shihem si pengesë nga pala tjetër, ka djem e vajza që udhëheqin për mrekulli sindikatën, veç le të fillojë dialogu. Po nuk ndodhi kështu, atëherë greva do të vazhdojë sepse ky është vullnet i anëtarësisë i jo vetëm i SBAShK-ut, por edhe i sindikatave tjera”, u shpreh Jashari.

You may also like