Japonia paketë 7.6 mld dollarësh për luftën kundër Rusisë, Zelensky falenderon Kishidën: Sanksionet, tepër të rëndësishme!

by admin
Spread the love

Presidenti Volodymyr Zelensky ka falënderuar Japoninë dhe kryeministrin e saj, Fumio Kishida, për paketën e ndihmës financiare prej 7.6 miliardë dollarësh që i ka dhënë Ukrainës, si dhe për “vendimin për të pranuar ushtarakët e plagosur ukrainas për trajtim dhe për 100 kamionë shtesë”.

Udhëheqësi ukrainas tha se e informoi Kishidën mbi situatën në vijën e frontit dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së politikës së sanksioneve ndaj Rusisë.

Kishida ka qenë forca shtytëse pas përzgjedhjes së Hiroshimës për vendin e G7, me një dilemë unike. Nga njëra anë, Zelensky është i prirur të promovojë vizionin e një bote pa armë bërthamore, i cili ka qenë prej kohësh një gur themeli i retorikës së tij politike.

Nga ana tjetër, ai është i vetëdijshëm për shqetësimin e brendshëm sa i përket një agresioni të mundshëm nga fqinjët e armatosur me armë bërthamore. Akti i vështirë balancues i liderit japonez mund të shihet qartë në fokusin kryesor të G7-ës për mbështetjen e mbrojtjes së Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë të armatosur me armë bërthamore. Pikë kryesore kjo, të cilën e përforëcon paraqitja personale e Zelenskyt në Hiroshima.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like