Janë të rreme denoncimet për bomba në një pjesë të institucioneve, MPB-ja vazhdon me kontrollet në objektet tjera – Shqip

by admin
Spread the love

Nga kontrollet pas raportimeve për bomba në Qendrën tregtare të qytetit, Ist gejt moll, Hotel Meriot, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpinë përkujtimore Nëna Terezë, Qendrën transportuese, QT Biser dhe Xhevahir Holding rezultuan se ishin të rreme, njofton MPB-ja. Kontrollet kundër terrorizmit po vazhdojnë në objektet e mbetura që raportuan se morën kërcënime me bombë në adresat e tyre të emailit këtë mëngjes.

“Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në Qendrën tregtare të qytetit, Ist gejt moll, Hotel Meriot, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpinë përkujtimore Nëna Terezë, Qendrën transportuese, QT Biser dhe Xhevahir Holding në lidhja me raportimet e sotme ka marrë mesazhe në një adresë emaili me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto ishin raportime të rreme. Menjëherë pas marrjes së kallëzimeve janë marrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet në pjesën tjetër të objekteve për të cilat është marrë denoncim dhe pas përfundimit të kontrolleve do ta informojmë opinionin”, thuhet në komunikatë.

Në MPB këtë mëngjes janë marrë raportime për kërcënime me mjete shpërthyese në adresat e tyre elektronike nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, Muzeu historik natyror, Muzeu arkeologjik, Muzeu MMB, Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, QT Ist gejt moll , TC Biser, Flatiron, Xhevahir, Gjykata Administrative, vila presidenciale Vodno, h. Meriot, h. Aleksandar Palas, QS Boris Trajkovski, Stacioni hekurudhor Shkup dhe FSM. Kemi marrë raporte për kërcënime edhe nga 11 shkolla në Shkup. Efektivët e policisë kanë marrë masa menjëherë pas marrjes së denoncimeve, ndërsa po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Dje në adresat elektronike të 10 shkollave dhe në Aeroportin e Shkupit, si dhe në katër në Prilep kanë mbërritur raportime për mjete shpërthyese të vendosura, të cilat pas kontrolleve antiterroriste janë konstatuar se janë raportime të rreme. /MIA

You may also like