“Janë një turp i madh”, humoristi i njohur çfarë nuk thotë për emisionet e Arbanës, Borës dhe Alketës

by admin
Spread the love

Ai është një ndër personazhet më të njohur në botën e medias në vendin tonë, ku me humorin e tij ka bërë publikun të qeshë pa fund, sidomos kamerat e fshehta.

Ismet Drishti një personazh multidimensional, ku me krijimtarinë e tij godet gjithmonë fenomene që sipas tij dëmtojnë shoqërinë shqiptare.

I ftuar në D-Night nën drejtimin e Dajana Shabanit, ai foli më shumë rreth shfaqjes më të fundit Big Brother Vip Shkodra, me një estradë të ngritur prej 16 aktorësh ku do të sjellin humor pa fund, por edhe për disa programe që atë e shqetësojnë dhe nuk kanë se çfarë t’i japin shoqërisë shqiptare.

“Unë e shoh një situatë shumë shqetësuese, shoh disa programe televizive me të vërtetë problematike, në çfarë rruge po i dërgojmë njerëzit, ku po e çojmë rininë, sa vlerë po mban familja, kam frikë se po na sh katërrohet familja”, tha Drishti.

“Shiko programe që bëhen përpara orës 00:00 të natës, kur fëmijët janë zgjuar, pastaj program që promovojnë çfarë? A kanë ndonjë vlerë? Aspak!

Mua nuk më vjen turp t’a them sepse nuk kam as frikë as zor ta them për partnerët rreth e rrotull dhe emisione si  Për’Puthen dhe Love Story për mua janë turp… për mua janë shkatërrim i vlerave të Shoqërisë. Nuk kam pse i bie rreth e rrotull e të mbaj me të mira askënd asnjë”, shtoi Drishti.


You may also like