Janë emëruar drejtorët e rinj të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe Klinikës së Kardiologjisë

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë, d-r Fatmir Mexhiti, emëroi drejtorët e rinj mjekësorë të Klinikës për Dermatovenerologji dhe Klinikës për Kardiologji. Në Klinikën Universitare për Dermatovenerologji për U.D. të ri, drejtor mjekësor është emëruar d-r. Dejan Filipoviq, i cili nga viti 2018 është i punësuar në këtë klinikë si mjek specialist dermatovenerolog dhe asistent në dermatovenerologji në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Aktualisht ai është kandidat për doktoraturë në mjekësinë klinike, në degën dermatovenerologji, në Universitetin “Kiril i Metodij” Shkup dhe është anëtar i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë, si dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë.
Gjithashtu, për U.D. të ri, Drejtor i Klinikës Universitare të Kardiologjisë është emëruar d-r Bekim Pocesta, specialist shumëvjeçar i kardiologjisë, i cili që nga viti 2005 është i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë në repartin e terapisë intensive, si dhe në shërbim të elektrofiziologjisë dhe implantimit të aparateve elektrostimuluese. Në vitin 2019 ka marrë titullin primarius, si dhe ka përvojë si drejtor i Universitetit të Kardiologjisë nga korriku 2017 deri në shkurt 2018.

MARKETING



You may also like