Jam një vjehrrë. Të shikojmë njëherë…

by admin
Spread the love

Aida Shtino është një nga emrat më të njohur të moderimit në Shqipëri. Një prezantuese mjaft e dashur nga publiku shqiptar, që pas disa vitesh shkëputjesh nga media, ka vendosur të rikthehet sërish në ekran me një program të ri.

Moderatorja vijon ende të specifikohet nga publiku si Aida e emisionit “Njerëz të Humbur”, teksa ditën e sotme, e ftuar në programin “ABC e Mëngjesit”, ajo foli rreth programit të ri, si edhe rrëfeu detaje rreth jetës së saj, divorcit por edhe jetës së saj të re.

Aida foli dhe për djalin e saj, i cili jeton në Austri. E pyetur se pse ajo nuk e ekspozon të birin publikisht moderatorja tha se ky është një vendim i tiji dhe ajo nuk ndërhyn. Teksa nënkuptoi se djali i saj është në një lidhje serioze, moderatori e pyeti se si është gazetarja si një vjehërr.

Jam një vjehrrë, nuk e di tani sepse jemi në fillimet. Po është e jashtme, të shikojmë njëherë. Unë besoj se do të jem e mirë. Në kuptimin se do të jap shumë dashuri dhe s’do të ndërhyj në jetën e tyre personale kur ata të vendosin” rrëfeu Aida Shtino.

You may also like