‘Jam bullizuar, por komentet e njerëzve nuk më prekin’, Niko Komani shpërthen në lot

by admin
Spread the love

Niko Komani nuk është një emër i padëgjuar në Shqipëri. Përkundrazi, ai është një nga emrat më të njohur sa i përket stilistëve shqiptarë. Së fundmi, stilisti i njohur i shumë VIP-ave shqiptarë ishte i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon.

Ai ndau përmes disa fotove të shfaqura në program, momente të jetës së tij, duke nisur që prej fëmijërisë së tij e deri te momentet më të vështira. Ai kujtoi në emision fëmijërinë e tij, ku që në moshën 5 vjeçare kishte shumë pasion për modën, televizionin dhe të bukurën.

Ndër të tjera, stilisti i njohur shqiptar tregoi se për disa vite ka jetuar në Greqi dhe vitet e jetuara në shtetin fqinj e kanë ndihmur shumë të jetë ai që është sot, ndërsa nuk la pa treguar se në disa raste është ndjerë edhe i bullizuar.

“Kur jam kthyer jam bullizuar, që nga dita 1. Erdha i veshur me ngjyra në një Tiranë të zymtë dhe gri. Komentet e njerëzve mua nuk më prekin dhe njerëzit kanë inat që unë nuk prekem”, tregoi stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani në programin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon në Top Channel.

Gjithashtu, stilisti pati edhe një surprizë shumë të bukur gjatë emisionit nga dy shoqet e tij të ngushta, Sara Kolami dhe Kiara Tito, të cilat e bënë të qajë.

You may also like