Jakimovski: Jam kundër zgjedhjes së presidentit në Kuvend!

by admin
Spread the love

Presidentit të shtetit, fuqia dhe funksioni i tij duhet të rrjedhë nga qytetarët. Nëse rrjedh nga partitë, ata do të ja marrin fuqinë, thotë kandidati për president Jakimovski.

“Jam kundër zgjedhjes së presidentit në Kuvend”, theksoi Jakimovski.

Sipas tij, BDI-ja kur nuk e di çfarë të thotë kapet për ndikimet ruse.

“Balancuesi nuk ka asnjë lidhje me ndikimet ruse dhe është ndaluar shumë kohë më parë, numri i shqiptarëve në administratë është shumë më i lartë se numri i përcaktuar nga Balancuesi dhe besoj se jo vetëm Balancuesi, por edhe se duhet të ndalojmë me punësimet partiake”, thotë Jakimovski, i cili shtoi se politika duhet t’i heqë duart nga strukturat e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë.

You may also like