Ja sa fiton kombëtarja shqiptare për pjesëmarrjen në Europian

by admin
Spread the love

Do të merren më shumë të ardhura se asnjëherë më parë.

Kombëtarja i ka siguruar Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro me kualifikimin që ka arritur në finalet e Kampionatit Europian.

Kjo është shuma që do të marrë secili nga 24 ekipet finalistë.

Përveç kësaj, fitorja në grup do të vlente 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi me 750 000 mijë euro.

Kjo do të thotë rritje 50 për qind, pasi fitorja në Euro 2016 shpërblehej me 1 milion euro, aq sa morën kuqezinjtë me fitoren në grup ndaj Rumanisë.

Fitimet nuk përfundojnë me kaq, sepse nëse Shqipëria kalon në raundin e dytë, do të fitojë 2 milionë euro, ndërsa shpërblimet rriten në 3.25 milionë për çerekfinalet dhe 5 milionë euro për gjysmëfinalet.

Natyrisht, e kemi pak të vështirë të mendojmë se Shqipëria do të arrijë deri këtu.

You may also like