Ja kush është këngëtari më i dëgjuar në botë

by admin
Spread the love

Ylli ndërkombtar “The Weeknd” ka qenë herë pas here pjesë e klasifikimeve dhe rekordeve të ndryshme me këngët e tij të njohura në të gjithë botën.

Kësaj here, duket se këngëtari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2022, duke u bërë kështu këngëtari më i dëgjuar në botë në “Spotify”.

Ai ka zbritur Justin Bieber nga froni, duke numëruar kështu 86 milionë klikime mujore, të shtuara shumë sidomos pas publikimit të albumit të tij më të ri “Dawn FM”.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i “The Blinding Lights” thyen rekorde të rendësishme të karrierës së tij, pasi, fill pas lançimit të albumit, The Weeknd u kthye në këngëtarin mashkull që ka qëndruar për kohën më të gjatë pjesë e klasifikimit “Billboard Top 200”.

Artisti shumë i njohur kanadez, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka ditur gjithnjë si të bëjë muzikë të bukur, dhe rikujtojmë se kënga e tij “Blinding lights” është padyshim një nga më të mirat në karrierën e tij.

Ai ka hyrë edhe më parë në historinë e  platformës digjitale Spotify me këtë këngë, e cila ka qëndruar në top 10 për një vit të plotë. Lajmin e bukur e ka shpërndarë edhe artisti i mirënjohur në Instastoryn e tij.


Lexo lajme interesante

You may also like