Izraelitë radikalë marshojnë në ‘Murin Perëndimor’ për Ditën e Jeruzalemit mes tensioneve me palestinezët (fotot)

by admin
Spread the love

Mijëra izraelitë të së djathtës radikale, marshuan sot me flamurë e brohorima rreth Murit Perëndimor të Qytetit të Vjetër për të celebruar Ditën e Jeruzalemit, kur pjesa lindore u pushtua nga ushtria pas Luftës Gjashtë-Ditore të vitit 1967.

Marshimi pritet të përshkallëzojë më shumë tensionet me komunitetin palestinez, një ditë pas arritjes së një armëpushimi mes ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Palestinezët në zonën e aneksuar të Jeruzalemit Lindor kishin mbyllur dyqanet e tyre dhe ndalohej të afroheshin në hyrjen Porta e Damaskut, për të lejuar kalimin e marshuesve dhe qindra forca policore që i mbronin.

Ndërsa në Gaza, qindra protestues u mblodhën pranë gardhit kufitar me flamurë palestinezë, duke qëlluar me gurë autoblindat izraelite, të cilat kundërpërgjigjeshin me gaz lotsjellës, sipas gazetarëve të rrjetit AFP.

Grupi Hamas që qeveris në Gaza tha për marshimin izraelit në Jeruzalem vjen “në kuadër të fushatës sioniste pushtuese të Izraelit kundër popullit të Palestinës”.

Ndërsa dje kryeministri izraelit i te djathtës radikale Benjamin Netanyahu tha se celebrimet në Jeruzalem po mbahen “75 vjet pas krijimit të shtetit të rilindur të Izraelit dhe 56 vjet pas ribashkimit të qytetit”.

Dy nga ministrat e tij me radikalë Itamar Ben-Gvir e Bezalel Smotrich, ishin në marshimin  sotëm, të cilit izraelitët i referohen si Dita e Jeruzalemit.

Rreth 2,500 policë e ushtarë izraelitë ruanin sigurinë e marshimit, gjatë të cilit pjesëmarrësit raportohej se godisnin dyert e dyqaneve dhe shtëpive palestineze.