Izraeli vret militantë në kufi me Libanin

by admin
Spread the love

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë katër militantë që kishin të veshur jelekë me eksplozivë, të cilët po tentonin të kalonin kufirin për në Izrael nga Libani, tha zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee.

Një video e incizuar nga një dron vëzhgues i ushtrisë izraelite, që është bërë publike, ka shfaqur militantët afër murit ndarës, përpara se ata të sulmoheshin. Asnjë grup në Liban nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani. Javën e kaluar, militantët nga grupi palestinez, Xhihadi Islamik, në jug të Libanit kaluan kufirin dhe u përleshën me trupat izraelite, duke vrarë tre dhe duke plagosur disa të tjerë. Militantët u vranë dhe grupi palestinezë organizoi ceremoni mortore për dy prej tyre.

Tensionet janë rritur në kufirin Liban-Izrael midis grupit Hezbollah dhe ushtrisë izraelite. Përderisa granatimet janë kufizuar vetëm në qytetet që gjenden përgjatë kufirit, ka frikë se Hezbollahu dhe grupet e tjera që mbështeten nga Irani do të përshkallëzojnë veprimet për të mbështetur Hamasin, nëse Izraeli nis një operacion tokësor në Gazë. Izraeli është duke luftuar me Hamasin që nga 7 tetori, pasi ky grup militant palestinez nisi sulme të koordinuara nga toka, deti dhe ajri në jug të Izraelit. Izraeli është kundërpërgjigjur me bombardime të ashpra në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. /REL


Top Channel

You may also like