Izraeli vret komandantin e lartë iranian – Shqip

by admin
Spread the love

Një burim libanez i sigurisë i tha Reuters se një komandant i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Reza Zahedi, u vra në një sulm izraelit në Damask. Përveç gjeneralit Zahedi, nga ky sulm izraelit u vra edhe gjenerali Rahimi, zëvendësi i Zahedit dhe kolonel Hossein Amirullah, shefi i zyrës së Zahedit.

Ndërtesa e konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë është goditur dhe është kthyer në rrënoja. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se sulmi goditi “ndërtesën e aneksit të ambasadës iraniane… në Damask, duke vrarë gjashtë persona”.

Një korrespondent i agjencisë franceze të lajmeve AFP, i cili ishte në vendngjarje, tha gjithashtu se sulmi rrafshoi një ndërtesë pranë ambasadës në një lagje të pasur të Damaskut. /tesheshi.com/

You may also like