Izraeli thotë se ka vrarë gjeneralin iranian gjatë sulmeve ajrore në Siri, Teherani zotohet për hakmarrje

by admin
Spread the love

Mediat perëndimore pretendonin sot se një gjeneral i lartë iranian është vrarë nga një sulm ajror i Izraelit në Siri, si dhe se Teherani është zotuar për hakmarrje duke thënë se Izraeli “do të paguajë për këtë krim”.

Gjenerali i Gardës Revolucionare iraniane Razi Mousavi është vrarë dje më 25 dhjetor, sipas raportimeve të mediave.

Ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian shkruante në rrjetet sociale se “Tel Aviv përballet me një numërim së prapthi”, pas vdekjes së ushtarakut.

Mediat iraniane thonin se ai punonte në ambasadën e Iranit në Damask, kryeqyteti Sirisë, dhe se u godit nga një raketë teksa kthehej në shtëpi nga puna.

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi quante aktin “shenjë dëshpërimi e paaftësie”, nga ana e Izraelit teksa kërcënonte se ata do të paguajnë shtrenjt.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari refuzonte të komentonte sot për vdekjen e Mousavi, duke thënë: “Nuk komentoj për raportimet e huaja apo të tjera në Lindjen e mesme. Ushtria izraelite sigurisht duhet të mbrojë interesat e Izraelit”.

Goditja vjen mes tensioneve të larta dhe gjakderdhjes në rajon, teksa Izraeli vijon të godasë palestinezët në Gaza, sipas tij për të neutralizuar grupin Hamas.

Javët e fundit goditje të përditshme tokësore e ajrore janë kryer nga Izraeli edhe drejt Libanit fqinjë, sipas ushtrisë për të goditur militantët e grupit Hezbollah.

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar ndalim të vrasjes së civilëve në Gaza si dhe të goditjeve të anijeve izraelite në detin e Kuq nga rebelët pro-iranianë Huthi.

Izraeli godet me avionë objektivat në Siri prej vitesh me argumentimin e neutralizimit të objektivave ushtarake iraniane aty.

Influenca e Iranit është rritur vazhdimisht në Siri që prej mbështetjes së presidentit Assad gjatë luftës mizore civile/ ndërkombëtare të Sirisë të nisur në 2011.

Disa burime të sigurisë thanë për agjencinë Reuters se Mousavi, i vrarë me 25 dhjetor ishte përgjegjës për aleancën ushtarake mes Iranit dhe Sirisë.

Një ish-ambasador amerikan që foli së fundmi me rrjetin ‘The Sun’ përsëriti se Irani është rrezik për Izraelin dhe Lindjen e Mesme.


Top Channel

You may also like