Izraeli shkëmben zjarr me forcat terroriste të Hezbollahut

by admin
Spread the love

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr ndërkufitar të shtunën, ku mbeti i vrarë një luftëtar i Hezbollahut.

Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se “po godisnin infrastrukturën terroriste të Hezbollahut në territorin libanez me aeroplanë, zjarr mortajash dhe zjarr artilerie”.

Agjencia shtetërore e Libanit e Lajmeve njoftoi se forcat izraelite shënjestruan Hamulin, në lindje të Naqoura-s, me një numër predhash artilerie dhe sulme të tjera ajrore.

Më herët të shtunën, Hezbollahu pretendoi se ata kishin shënjestruar një vendndodhje artilerie izraelite në një zonë pranë kufirit me Libanin duke përdorur raketa. IDF konfirmoi se disa nga postet e saj pranë kufirit ishin shënjestruar.

Përleshjet kufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut janë shtuar në javët që pasuan sulmin e Hamasit në Rripin e Gazas më 7 tetor, duke e bërë situatën gjithnjë e më vdekjeprurëse.


Top Channel

You may also like