Izraeli “shënjestron” Mekën për fluturimet e Haxhit – Shqip

by admin
Spread the love

Izraeli ka shprehur shpresën se autoritetet në Arabinë Saudite do të lejojnë fluturime direkte për qytetarët e tij myslimanë që duan të bëjnë pelegrinazhin e Haxhit, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen tha të mërkurën se kërkesa ishte dorëzuar dhe se “kjo çështje është duke u diskutuar”.

“Nuk mund t’ju them nëse ka ndonjë përparim… Jam optimist se mund të përmirësojmë marrëdhëniet drejt arritjes së paqes me Arabinë Saudite,” i tha ai radios ushtarake të Izraelit, raporton Reuters.

Miliona muslimanë nga e gjithë bota udhëtojnë për në Mekë çdo vit për Haxhin, një pelegrinazh që gjurmon veprat e profetit Muhamed 1,377 vjet më parë.

Shkuarja në këtë pelegrinazh të paktën një herë në jetë është një detyrim për të gjithë muslimanët e aftë financiarisht dhe çdo vit dy deri në tre milionë sosh marrin pjesë në ritualin gjashtëditor.

Haxhi kryhet në muajin e 12-të të kalendarit hënor islam, në muajin Zul-Hixhe, ndërmjet ditës së tetë dhe të 13-të të muajit.

Yair Lapid, paraardhësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha në mars se si kryeministër në vitin 2022, ai mori pëlqimin e Arabisë Saudite për fluturime direkte.

Por Riadi zyrtar nuk e ka konfirmuar këtë.

Myslimanët nga Izraeli dhe Palestina aktualisht udhëtojnë drejt Arabisë Saudite nëpërmjet një vendi të tretë.

Nga viti 2020, Arabia Saudite lejon linjat ajrore izraelite të përdorin hapësirën e saj ajrore për fluturime drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, vende me të cilat Izraeli ka normalizuar marrëdhëniet.

Rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve
Izraeli dhe Arabia Saudite nuk kanë lidhje diplomatike, por kanë bërë përparim gradual drejt normalizimit që nga viti 2020, si pjesë e një përpjekjeje të mbështetur nga SHBA për të pajtuar Izraelin me fqinjët e tij të Gjirit.

Disa çështje problematike kanë ndikuar në këtë progres.

Arabia Saudite këmbëngul se qëllimet e shtetësisë palestineze duhet të adresohen së pari.

Mbretëria aktualisht nuk e njeh Izraelin si shtet.

Ndërkohë, SHBA dhe Izraeli nuk e panë me dashamirësi shkrirjen e fundit të Riadit të marrëdhënieve me Iranin. /teshesh.com/

You may also like