Izraeli “kujdestar” në Gaza, kryeministri Netanyahu paraqet planin për të ardhmen

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka tentuar t’i japë fund pyetjeve rreth të ardhmes së Rripit të Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin, e për këtë, i paraqiti kabinetit të tij të sigurisë një plan politik.

Kjo ishte hera e parë që Netanyahu prezanton publikisht planet e tij për ardhmërinë e territorit, ndonëse edhe vetë plani në fjalë ka mjaft formulime jo shumë të qarta.

Gaza, sipas këtij plani, do të administrohet “nga nëpunës lokale me përvojë profesionale”, të cilët nuk duhet “të kenë lidhje me organizata terroriste apo vende që mbështesin terrorizmin dhe nuk do të paguhen prej tyre”. Se cilët do të jenë nëpunësit në fjalë nuk përcaktohet, dhe në asnjë moment nuk përmendet

Autoriteti Autonom Palestinez që qeveris në Bregun Perëndimor dhe njihet nga komuniteti ndërkombëtar. Ushtria izraelite ndërkohë, parashikohet që të ketë “kontroll të plotë të sigurisë” për të gjithë rripin bregdetar. Forcat izraelite të mbrojtjes, sipas planit, do të mund veprojnë në cdo moment në Rripin e Gazës dhe të ketë “liri të pakufizuar” për misionet e tyre.

Ato do të kenë kontroll edhe mbi një rrugë e re, që ndan Rripin e Gazës në veri dhe jug, e për këtë mjaft vëzhgues shprehen të shqetësuar se Izraeli mund ta përdorë këtë rrugë që të pengojë kthimin në veri të refugjatëve palestinezë të larguar në jug me fillimin e luftës.

Sipas gazetes Haaretz plani parashikon, që të ketë edhe një zonë të ndërmjetme mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, që kontrollohet nga ushtria izraelite dhe në të cilin nuk mund të kthehen civilët. Kjo zonë do të zvogëlonte edhe më tej zonën e banueshme në Rripin e Gazës, ndërsa një tjetër objektiv pas lufte i Izraelit është mbyllja e organizatës së OKB për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA.


Top Channel

You may also like