Izraeli falenderon SHBA për veton, Rusia: Po lënë pas tokë të djegur!

by admin
Spread the love

Izraeli falenderoi Shtetet e Bashkuara për veton e vendosur një ditë më parë rezolutës së OKB-së që kërkonte armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Trupat e tij vazhduan këtë mëngjes sulmin e tyre ndaj qytetit jugor të Khan Younisit me luftës mes shtetit hebre dhe Hamasit që ka hyrë tashmë në javën e saj të 10-të. Ministri i jashtë izraelit, Eli Cohen u shpreh se vendimi i Amerikës ishte i duhuri, dhe se armët nuk mund të ulen pikërisht tani kur vendi i tij po avancon ndjeshëm ndaj grupit militant islamik në enklavën e rrethuar.

Në të njëjtën kohë, Cohen sulmoi dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres duke e akuzuar se në këtë mënyrë, ai po mban anën e Hamasit. Pozicioni i tij është një turp dhe një shenjë Kaini për OKB-në, u shpreh kryediplomati izraelit, që ka nga tjetër përcolli mirënjohjen për aleatët amerikanë, që mbështetën, siç tha ai, luftën e Izraelit për të kthyer në shtëpi pengjet e për ta çrrënjosur Hamasin një herë e mirë.

Dmitriy Polyanskiy, përfaqësues i Rusisë në OKB, deklaroi se diplomacia amerikane “po lë pas vetes tokë të djegur”, e i bëri thirrje SHBA-së të bëjë zgjedhjen e duhur” dhe të mbështesë kërkesën për t’i dhënë fund dhunës. Votimi i të premtes në Këshillin  15 anëtarësh, rezultoi me 13 vota pro dhe 1 kundër, ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

Zëvendësambasadori amerikan Robert Wood kritikoi këshillin pas votimit, për atë që e cilësoi dështim të tij, për të dënuar sulmet e Hamasit në Izrael dhe për të njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Shqipëria, pjesëtare e këshillit të sigurimit edhe pse u shpreh pro rezolutës u shpreh se ndihej e keqardhur që Këshilli i Sigurimit nuk ka dënuar terrorin e Hamasit dhe nuk ka bërë mjaftueshëm thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura.

Më tej, përfaqësuesja e Shqipërisë Albana Dautllari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë drejt rivendosjes së perspektivës së një horizonti politik, të bazuar në parimet e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar në siguri, dhe një rrugë të qëndrueshme për palestinezët që të kenë shtetin e tyre në liri.


Top Channel

You may also like