Izraeli do të refuzojë t’u japë viza zyrtarëve të OKB-së: Koha për t’u dhënë atyre një mësim!

by admin
Spread the love

Izraeli nuk do t’u japë zyrtarëve të OKB-së viza për të hyrë në vend, ka thënë shefi i diplomacisë izraelite, ndërsa debati mbi komentet e bëra nga sekretari i përgjithshëm i grupit po intensifikohet. 

Zyrtarët izraelitë janë zemëruar me vërejtjen e Antonio Guterres se sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izraelin jugor “nuk ndodhi në vakum”.

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen anuloi një takim të planifikuar me Guterres, pas komentit të djeshëm se “ka ardhur koha për t’u dhënë atyre një mësim.” Ndërsa zyrtarë të tjerë kanë kërkuar dorëheqjen e tij. 

Cohen u ka thënë mediave izraelite zyrtarëve të OKB-së nuk do t’u jepen viza për të hyrë në vend. 

“Ne do të refuzojmë t’u japim viza përfaqësuesve të OKB-së. Ne tashmë kemi refuzuar t’ia japim një të tillë nënsekretarit të përgjithshëm për çështjet humanitare Martin Griffiths,” i tha ai Radio Army, duke akuzuar Guterres se justifikonte një masakër. 

“Është koha për t’u dhënë atyre një mësim.”

Izraeli historikisht ka pasur marrëdhënie të tensionuara me OKB-në, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj saj.


Top Channel

You may also like