IZRAEL – Ushtria konfirmon vrasjen e një komandanti të Hezbollahut libanez

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 15 shkurt /ATSH-AFP/ – Ushtria izraelite konfirmoi sot se kishte vrarë komandantin e lëvizjes islamike libaneze Hezbollah, Ali al-Debs dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të tij, gjatë një sulmi një ditë më parë në Liban.

“Dje në mbrëmje, një komandant i forcave Radwan të Hezbollahut, Ali Mohammed al-Debs, zëvendësi i tij Ibrahim Issa dhe një terrorist tjetër u vranë”, tha ushtria në një deklaratë.

Një burim sigurie tregoi se tre anëtarë të Hezbollahut u vranë dje në një sulm, informacion që nuk ishte konfirmuar deri më tani nga lëvizja libaneze apo ushtria izraelite./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBlinken nga Tirana: Mirënjohës për partneritetin që kemi, çdo vështirësi e kemi përballuar së bashku


You may also like