IZRAEL – Presidenti Herzog bën thirrje për një partneritet më të ngushtë izraelito-gjerman

by admin
Spread the love

BERLIN, 6 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti izraelit, Isaac Herzog bëri thirrje për lidhje më të ngushta midis Izraelit dhe Gjermanisë, gjatë një vizite në Berlin.

“Në të njëjtën kohë, kujtimi i krimeve gjermane nën sundimin nazist duhet të ruhet”, theksoi Herzog në një fjalim në Bundestag, ose Dhomën e Ulët.

“Kombi hebre është një komb përkujtues”, tha Herzog, duke shtuar se kjo është pjesë e identitetit të tyre.

Ai u bëri thirrje ligjvënësve të ngrihen dhe të luten së bashku për të përkujtuar 6 milionë hebrenjtë e vrarë.

“Antisemitizmi nuk është vetëm një problem i së kaluarës, antisemitizmi është mes nesh, mes të shoqërisë sonë”, tha presidentja e Bundestagut, Barbel Bas.

Bas tha se nuk duhet të ketë një mbyllje syri dhe asnjë tolerancë të keqkuptuar. Ajo premtoi se do të punonte për të promovuar planet për të krijuar një organizatë rinore gjermano-izraelite./a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like