IZRAEL – Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

TEL AVIV, 27 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkarkuar dje në mbrëmje ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galant pasi i bëri thirrje qeverisë të ndalojë reformën e saj të diskutueshme gjyqësore, njoftoi një zëdhënës i partisë konservatore të djathtë të Netanyahut “Likud”.

Në një fjalim dje në mbrëmje, Galant, nga shqetësimi për aftësinë e Izraelit për të mbrojtur veten, i kishte bërë thirrje koalicionit të krahut të djathtë të Netanyahut të ndalonte planet për reformën gjyqësore, elementët thelbësorë të së cilës do të zbatohen në ditët e ardhshme.

Një votim per ligjin që u jep politikanëve të qeverisë më shumë ndikim në emërimin e gjyqtarëve pritet të bëhet sot.

Galant bëri thirrje për dialog me kundërshtarët e reformës, duke thënë se siguria kombëtare rrezikohej nga refuzimi i rezervistëve për t’u paraqitur në detyrë në shenjë proteste kundër reformës në drejtësi.

Galant është anëtari më i lartë i qeverisë deri më tani, dhe një kritik ndaj planit për dobësimin e gjyqësorit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like