IZRAEL – Herzog: Ne po luftojmë për të gjithë botën

by admin
Spread the love

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ – Izraeli është në krye të një përplasjeje globale të qytetërimeve, tha sot presidenti izraelit Isaac Herzog.

“Hamasi, Al Kaeda dhe Shteti Islamik së bashku, duan të na zhdukin të gjithëve nga faqja e dheut,” i tha ai një grupi liderësh hebrenj evropianë.

“Fillon me Izraelin, fillon me hebrenjtë. Nuk do të përfundojë kurrë me kaq. Europa do të jetë e ardhmja. Dhe kjo është arsyeja pse ne po luftojmë një betejë në emër të të gjithë botës’, shtoi ai.

Herzog shprehu shqetësim për rritjen e ndjeshme të antisemitizmit në Evropë dhe në mbarë botën gjatë javëve të fundit.

“Ky është një mesazh që duhet dëgjuar qartë dhe me zë të lartë”, tha ai.

“Kur protestuesit anti-izraelit thonë “nga lumi në det”, ata nënkuptojnë pa asnjë hebre. Kur ata demonstrojnë në kampuset kundër Izraelit, nënkuptojnë pa hebrenj. Kur ata kritikojnë Izraelin që lufton për të mbrojtur popullin e tij dhe lufton kundër sulmit më brutal që njerëzimi ka parë në gjeneratën e fundit, ata nënkuptojnë se nuk ka hebrenj”, theksoi Herzog. //a.i/

You may also like