IZRAEL – Blinken: SHBA-ja nuk po kërkon një ndryshim të regjimit në Rusi

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 27 mars /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë një ndryshim të regjimit në Rusi.

“Ne nuk kemi një strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi, apo kudo tjetër për këtë çështje”, tha Blinken gjatë një udhëtimi në Izrael.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha presidenti amerikan Biden për Putinin në fund të një fjalimi të shtunën në mbrëmje, në Varshavë.

Deklarata e tij shkaktoi zemërim në Moskë, dhe u interpretua si një ndryshim dramatik në politikën e jashtme të SHBA-së.

Menjëherë pas kësaj, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë u përpoq të sqaronte se deklaratat e presidentit amerikan nuk ishin një thirrje e drejtpërdrejtë për rrëzimin e Putinit.

“Presidenti Biden kishte si qëllim të thoshte se Putinit nuk mund t’i lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin. Ai nuk po diskutonte fuqinë e Putinit në Rusi, apo ndryshimin e regjimit”, tha zyrtari. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like