IZRAEL – Baerbock: Zhvendosje e sigurt për banorët përpara ofensivës në Rafah

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 15 shkurt /ATSH-DPA/- Gjatë vizitës së saj në Izrael, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock kërkoi evakuimin e popullsisë civile nga Rafahu në Rripin jugor të Gazës përpara ofensivës izraelite.

“Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të bëjë gjithçka për të siguruar që një milion banorë në qytet të arrijnë të sigurt”, tha Baerbock në ditën e dytë të vizitës së saj diplomatike.

“Palestinezët kanë nevojë për një korridor mbrojtës në veri të brezit bregdetar përpara se të nisin sulmet për të luftuar celulat militante islamike në Rafah”, tha diplomati gjerman.

“Në të njëjtën kohë, Baerbock theksoi se Hamasi është e keqja kryesore e kësaj situate. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me njerëzit këtu në Izrael”, tha Baerbock.

“Vuajtjet duhet të marrin fund. Kjo është detyra jonë njerëzore”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje vendeve në rajon që të bëjnë presion ndaj Hamasit për të dorëzuar dhe liruar pengjet që ata po mbajnë.

Baerbock i bëri thirrje Autoritetit Palestinez në Ramallah që të marrë një qëndrim.

Baerbock këmbënguli gjithashtu për një bashkëpunim më të mirë për dërgimin e ndihmave në territorin palestinez. Ushtria izraelite duhet të sigurojë garanci për sigurinë.

“Kombet e Bashkuara duhet të shikojnë më nga afër se si shpërndahet ndihma në nivel lokal”, theksoi ajo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like