Izet Mexhiti: “Përulje dhe falenderim deri në pafundësi”

by admin
Spread the love

Shefi i shtabit komunal në Çair, Izet Mexhiti përmes një shkrimi në FB ka falenderuar gjithë ata që votuan për BDI-në në këtë komunë duke dhënë përkrahje të madhe për Visar Ganiun.

“Përulje dhe falenderim deri në pafundësi!

Si shef i shtabit komunal -Çair dua të shprehë se Ju jam mirënjohës, falenderues dhe ngelem me konsideratë për angazhimin dhe mbështetjen tuaj të pashoq për Çairin dhe Visar Ganiun.
Fitues jemi absolutisht të gjithë: aktivistë, këshilla vendorë, strukturë, forumi rinorë dhe ai i gruas, qytetarë që na BESUAT dhe MBËSHTETËT me votë.
URIME TË GJITHVE , ne vazhdojmë fuqimisht drejt realizimit të përbetimeve dhe projekteve tona edhe për katër vite tjera.
FALEMINDERIT NGA ZEMRA ÇAIR”, ka shkruar Mexhiti.

You may also like