Ivan Juric: Torino meritonte më shumë se Milani, fizikisht përballojmë këdo

by admin
Spread the love

Ivan Juric, trajneri i Torinos, pas ndeshjes kundër Milanit që e barazoi 0-0, deklaroi: “Kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer. Në pjesën e dytë krijuam shumë për të fituar, po nuk ia dolëm.

Më pëlqen shumë Milani, ata janë një ekip shumë dinamik. Ishte një ndeshje shumë e mirë, një betejë ku merituam më shumë dhe krijuam raste.

Disa skuadra si Sassuolo dhe Fiorentina kanë më shumë cilësi se ne. Fizikisht mund t’u rezistojmë të gjithëve. Po rritemi, por edhe sot mund të kishim bërë më shumë në finalizim.

Na mungon një lojtar cilësor në metrat e fundit. Më pas duhet të përmirësohemi me krosimet. Shumë gjëra po shkojnë mirë në ekipin tonë, por ka ende diçka për të përmirësuar”. / oversport.tv

 

You may also like