Italia “rol udhëheqës” në rindërtimin e Ukrainës, Meloni inkurajon bizneset: Është investim largpamës!

by admin
Spread the love

Italia do të synojë të luajë një rol të madh në rindërtimin e Ukrainës. Lajmi është bërë me dije nga kryeministrja e vendit, Giorgia Meloni.

Duke folur në samitin dypalësh me Ukrainën të mbajtur sot në Romë, Meloni i kërkoi Bashkimit Evropian të mbështesin rindërtimin e vendit të goditur nga lufta prej më shumë se një viti, me Rusinë.

“Ne duam të luajmë një rol udhëheqës jo vetëm politikisht, por edhe duke përfshirë bizneset”- tha Meloni gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal.

Meloni, e cila mori detyrën tetorin e kaluar, inkurajoi kompanitë italiane të kontribuojnë në rindërtimin e Ukrainës, duke e quajtur atë një “investim largpamës”.

Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Komisioni Evropian dhe Ukraina vlerësuan së fundmi se rindërtimi do të kushtonte vendit 411 miliardë dollarë, shifra këto shumë herë më të larta sesa vlerësimi i mëparshëm prej 349 miliardë dollarësh.


Top Channel

You may also like