ITALI – Tajani: Putini po tregon shenja dobësie

by admin
Spread the love

ROMË, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Për kërcënimet e tij për të goditur bazat e avionëve F-16, Putini nuk duhet nënvlerësuar kurrë, megjithatë, më duket se është një mënyrë për të larguar vëmendjen nga sulmi në Moskë, i cili ishte një shkelje e rëndë e sigurisë dhe një shenjë dobësie, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në një intervistë të publikuar sot ”Il Messaggero”.

”A jemi pranë një konflikti të armatosur me Rusinë? Nuk mendoj kështu”, thotë Tajani.

”Duhet të jemi të kujdesshëm në përdorimin e gjuhës së luftës. Le të bëjmë të qartë një gjë, ne nuk jemi në luftë me Rusinë dhe nuk do të dërgojmë ushtarë për të luftuar në Ukrainë”, thekson ai.

”E njëjta gjë vlen edhe për misionin detar në Detin e Kuq kundër rebelëve Houthis, i cili ka qëllime mbrojtëse, si edhe për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Kudo Italia po punon për paqen. Megjithatë, Italia do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të ndihmuar Kievin. Së bashku me aleatët tanë do të dërgojmë municione, do të shohim nëse do të ketë nevojë për një paketë të nëntë ndihme. Në Evropë ne po punojmë për të transferuar të ardhurat nga interesi nga asetet e ngrira ruse te ukrainasit”, shton ai.

”Për sa i përket raketave me rreze të gjatë të kërkuara nga Kievi, ne nuk i kemi këto raketa, por është legjitime të japim armë për të lejuar Ukrainën të mbrohet, por pa e goditur territorin rus”, thotë Tajani.

”Nuk na duket se Italia është në ndonjë mënyrë e përfshirë në rrjetin e supozuar të informatorëve të Moskës mes eurodeputetëve”, shton Tajani./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like