ITALI – Meloni shtyn konferencën për shtyp të fundvitit

by admin
Spread the love



ROMË, 29 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Konferenca për shtyp e fundvitit e kryeministres italiane  Giorgia Meloni do të mbahet më 4 janar në orën 11:00, në marrëveshje me Shoqatën e Gazetarëve, bënë të ditur bashkëpunëtorët e kryeministres duke sqaruar se kryeministrja po e merr veten pas një problemi otoliti.

Otoliti e detyron Melonin të qëndrojë në shtrat dhe në errësirë për gati dy ditë.

Siç shpjegojnë bashkëpunëtorët e saj, mbrëmjen e djeshme një mjek i ka diagnostikuar sindromën otolitike dhe ka përshkruar diagnozën për zgjidhjen e situatës.

Fillimisht, sqarojnë bashkëpunëtorët e kryeministrit, u mendua si një grip i thjeshtë pasi kryeministrja shfaqte simptoma të përzierash dhe marrje mendsh.

”Sot në mëngjes, pas diagnostikimit që pengonte lëvizjet e befasishme, ajo u ngrit dhe po përmirësohet. Do të duhen edhe disa ditë si masë paraprake”, theksuan mjekët./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama ndan tingujt e këngës “Thuaja rini”, e realizuar nga të rinjtë korçarë


You may also like