“Itali e bashkuar dhe e lumtur”, Pellegrini: Tifozë, na gjykoni pas sfidës me Shqipërinë!

by admin
Spread the love

Lorenzo Pellegrini është optimist në lidhje me të ardhmen e kombëtares italiane. Një nga kundërshtaret e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024.

Madje rivalët ndaj të cilëve do të nisë rrugëtimi kuqezi në Europianin e Gjermanisë, duel i programuar për datën 15 qershor (21:00) në “Signal Iduna Park”.

Kapiteni i Romës foli në lidhje me kombëtaren e kaltër në grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për miqësoret ndaj Venezeuelës (21) dhe Ekuadorit (24).

Shoh një skuadër të bashkuar, gjithashtu ndihet lumturia e lojtarëve në lidhje me faktin që janë pjesë e kombëtares italiane.

Do të përgatitemi të japim gjithçka që kemi. Do e shohim në qershor nëse do të mjaftojë, por për një gjë garantoj tifozët.

Askush prej nesh nuk do të dalë nga fusha në ndeshje apo stërvitje pa dhënë maksimumin dhe gjithçka që zotëron”.


Top Channel

You may also like