Istanbulspori i shqiptarëve rikthehet tek fitorja, Valon Et’hemi protagonist

by admin
Spread the love

Pas 7 humbjeve radhazi në kampionat, Istanbulspori i shqiptarëve (kujtojmë që te kjo skuadër aktivizohen Guri, Abazaj, Rroca, Topalli dhe Et’hemi) rikthehet tek fitorja në Superligën turke.

Skuadra nga kryeqyteti turk ka mposhtur 2-1 Kasimpasa dhe falë këtij suksesi mban gjallë shpresat për mbijetesë në Superligë. Protagonist në këtë fitore ka qenë mesfushori shqiptar (që ka pasaportë maqedonase) Valon Et’hemi, që më ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm.

Ish-lojtari i Kukësit ka shënuar një gol shumë të bukur, që ka ndihmuar në përmbysjen e rezultatit nga skuadra e tij. Ky ishte goli i 5-të i Valon Et’hemit në kampionatin turk këtë sezon. / Oversport.tv

You may also like