Ismaili dhe Hoxha, PDK: Në mars Kosova importoi vetëm 0.56 për qind energji, qytetarët po vazhdojnë të paguajnë 100 për qind rritje

by admin
Spread the love

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka cilësuar sërish të padrejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në një konferencë për media tha se ky vendim ka qenë i panevojshëm dhe është e pakuptimtë që qytetarët të paguajnë faturat e energjisë elektrike me rritje kur ka prodhim të mjaftueshëm të energjisë për nevojat e konsumit të brendshëm.

“Sot jemi këtu për të paraqitur dhe për të zbërthyer këto fakte dhe kemi marrë si shembull muajin mars kur qytetarët tanë kanë paguar energjinë elektrike me 100 për qind. Prodhimi i energjisë ka mbuluar kërkesën e e konsumit. Madje, vetëm gjatë muajit mars, sipas shifrave që po i shihni, Kosova ka prodhuar 170 mijë megavat më shumë sesa kërkesa e konsumit.  Ndërkaq, ka importuar vetëm 0.56 për qind energji elektrike.”, tha ai.

No description available.

Ismaili tha se Qeveria ka thënë se është thënë se kriza ka ndodhur për shkak të importit të madh, por faktet tregojnë se Kosova nuk ka pasur krizë energjetike.

No description available.

“Ngritja e çmimit të energjisë elektrike
i ka vënë qytetarët tanë para një dileme të madhe se ku duhet ndarë buxhetin
familjar, a duhet të shkoj në produktet bazike të cilat janë shtrenjtuar, a
duhet të paguajë faturën apo të hyj në borxhe familjare për të mbuluar muajin.
Ky vendim me të cilin qytetarët tanë janë dëmtuar financiarisht ka qenë i
padrejtë, i panevojshëm dhe faktet sot tregojnë që ne nuk kemi pasur nevojë
fare ta ngrisim çmimin e energjisë.”, tha Ismaili.

Ndërkaq, deputetja Eliza Hoxha rikujtoi se Qeveria Kurti pas shumë vitesh i ktheu reduktimet e rrymës, duke mos ndërmarrë hapa me kohë karshi të ashtuquajturës krizë energjetike.

No description available.

“E them kështu, të ashtuquajturën, sepse
ironia qëndron në faktin e numrave të prezantuar nga kolegët e mi edhe në
kuvend, e edhe në konferencat e kaluara për shtyp lidhur me këtë çështje ku
shihet qartë se në muajin shkurt ka pasur mjaftueshëm prodhim nga brenda për
t’i mbuluar nevojat e konsumit dhe se importi ka qenë në përqindje shumë të
vogël, përderisa qytetarët kanë paguar faturen e shkurtit me çmimin e rritur.
Dhe të mos harrojmë që është kalkuluar nga gjysma e muajit  sipas vendimit të ZRRE-së. Dhe, duke pasur
konsum mjaftueshëm sërish në Kuvend vjen kërkesa për vazhdimin e gjendjes
emergjente. Pra, kjo është ironia.”, tha Hoxha.

Andaj, PDK ka inicuar themelimin e Komisionit
Hetimor për energjinë, të cilin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po tentojnë
ta pamundësojnë, por në rastet kur kërkesa për themelimin e komisionit vjen nga
1/3 e deputetëve Kuvendi detyrimisht në seancë plenare themelon komisionin.

“Pra, që të jemi të qartë, ky komision
tashmë me kushtetutë dhe me Ligjin për hetim parlamentar duhet të cilësohet si
i themeluar. Në të kundërtën çdo përpjekje për ta penguar dhe parandaluar
themelimin e këtij Komisioni Hetimor përbën shkelje kushtetuese dhe cenim të
demokracisë në vend. Kjo është hera e parë që në historinë parlamentare të
pengohet themelimi i një komisioni hetimor, por kjo nuk është hera e parë që
kjo qeveri e shkelë kushtetutën.”, theksoi Hoxha.

You may also like