Islami futbollist që e nisi karrierën në Zvicër, po bën emër në Shqipëri

by admin
Spread the love

Granit Islami (22) ka lënë Zvicrën për Shqipërinë i cili sot luan qendër mbrojtës, për ekipin Lushnja.

Atë, me yllin zviceran të kombëtares kapitenin Xhakën e lidhin dy gjëra, emri dhe numri në shpinë 34.

Granit Islami në një bisedë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka thënë se “në Zvicër kthehem vetëm atëherë nëse me thërret kombëtarja zvicerane!”.

Granit fillimisht, mund te na thoni diçka për vetën, nga jeni, ku jetoni dhe veproni si, kur dhe pse fillove te merresh me futboll?

Islami: Po. kam 22 vjet ja kam nisur futbollit qysh në moshën e re, meqë e dua shumë sportin dhe kam shumë pasion për këtë sport. Karrierën time e kam nisur ne Angli.

Por, para 11 vitesh prindërit e mi kanë pasur dëshirë me shku në Zvicër, ku kam luajtur në ‘Yverdon sport’ U21 më vonë edhe për Malaga city U19. Para se të vij në Shqipëri, për një kohë të shkurtër isha pjesë e Huesca U23.

Si ndodhi që nga Zvicra të shkoni në Shqipëri te të luani për një ekip në Lushnjë, kur gjithë shqiptarët bëjnë turr kah Zvicra?

Islami: Po ashtu, por besoj çdo njeri e ka gati dhe udhën e vet.

Njerëzit janë sikur shpezët edhe njeriu shkon aty ku është më mirë, me nxehtë e më sigurt domethënë në një vend me perspektive. Unë si futbollist nuk kam mundur ta gjej veten, prandaj edhe kam provu ne Shqipëri.

Njeriu nganjëherë duhet te rrezikoj edhe pse ne fillim duket keq por del hajr.

Unë e ndiej veten te gatshëm dhe kam besim në veten, përkundër sfidave mundem me ia arritur. Nuk do harruar këtu, se në këtë rrugëtim edhe prindërit e mi me kanë përkrahur dhe besoj së qëllimit dhe sukseseve do të t’ia arrijë.

Ku e shiheni Granitin pas 5 apo 10 vitesh, në Zvicër sërish?

Islam: Nuk i dihet fatit…Por besoj një futbollist profesionalist në ndonjë ekip të njohur botëror, kuptohet ëndërr e çdo të riu, çdo futbollisti.
 

You may also like