Islam Selmani, kampion i Evropës! Gashi: I ka dominuar të gjithë!

by admin
Spread the love

Karateistja i kombëtares së Kosovës, Islam Selmani, është kampion i Evropës në kategorinë – 55 kg për junior, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Selmani dominon finalen në përballje me malazezin Balsa Vojinoviqin. 

Garuesi ynë ishte energjik në çdo element duke e fituar pastër finalen.

Nazmi Gashi

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, tha se, Selmani tregoi luftëra të forta në secilin duel.  

“Ka pas paraqitje fenomenale në të gjitha lufta, deri në finale dhe finale ishte shumë i mirë. 

I ka dominuar të gjitha luftërat (pesë luftëra) deri në finale, ka pas paraqitje të shkëlqyeshme, të gjitha i ka fituar me rezultat të pastër”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

You may also like