Isida Mollaymeri: Jam në vitet e fundit të karrierës sime

by admin
Spread the love

Isida Mollayemri ka qenë e ftuar pasditen e sotme në “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën ku rrëfeu si rrallë herë për profesionin si balerinë dhe gjithë sakrificat që i është dashur të bëjë. Ajo ka zbuluar se e donte shumë baletin, por ky nuk eshte profesion kaq i thjeshte dhe kerkon shume sarkrifica. Isida ka treguar se që fëmijë i është dashur të heqë dorë nga lojërat me fëmijët e tjere, për të shmangur në këtë mënyrë çdo dëmtim. Isida ka pranuar se vazhdon të sakrifikojë me regjimin strikt ushqimor, duke hequr dorë nga e ngrëna para shfaqjes për të qenë në formën më të mirë dhe kujdesin në tërësi, me një regjim që nuk i ngjan fare atij të një personi të thjeshtë.

“Vitin fundit në Opera kanë ardhur vajza të reja, balerina të reja. Unë e di që skena do të bukurën, do rininë, ndaj e ndjej që jam në vitet e fundit të karrierës sepse dua të largohem sa jam në majë e jo kur të më lënë këmbët”, rrëfeu me sinqeritetin që e karakterizon Isida.


Balerina u tregua e sinqertë dhe kur u pyet nga gazetarja Fjodora Fjora për bërrylat ne kete ambient, per luften per te qene balerine e radhes se pare, sic kemi pare neper filma. Këtu e qeshur Isida pranoi: “Po 90% janë të vërteta”.

You may also like