Ishte ‘zhdukur’ që pas përfundimit të BBV, lajmërohet Efi me një videomesazh

by admin
Spread the love

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes ishte ndër banorët më të komentuara të këtij edicioni. Ajo arriti të marrë zemrat e publikut ani pse qëndroi për një kohë shumë të shkurtër brenda shtëpisë së famshme, para se të rikthehej përsëri për t’u bërë finalistja e dytë.

Por që pas finales, Efi është shkëputur tejet shumë nga rrjetet sociale, e edhe daljet e saja në studio televizive ishin të rralla.

Ndërsa, para pak çastesh ajo i dha një lajm të mirë të gjithë mbështetësve të saj.

Në një video-mesazh ajo tregoi se tani e tutje, pasi mori vetën, do të jetë aktive dhe më afër tyre.

“Kam pasë shumë dëshirë të rri vetëm, por kjo gjë mori fund tashmë”, dëgjohet teksa thotë ndër tjera ajo./Botapress.info/

You may also like