Ishte diplomuar disa orë para, 22-vjeçari vdes pasi i ra sipër makina që po rregullonte

by admin
Spread the love

Një i ri ka vdekur disa orë pasi mori diplomën, kur një makinë që ai po rindërtonte, ra mbi të.

Ian Brunner, 22 vjeç,  po rregullonte makinën e tij Miata me dy dyer e vitit 1994 të dielën në mbrëmje, në momentin kur mjeti që po mbante makinën, ra.

Brunner, i cili mori një diplomë inxhinieri mekanike nga Universiteti i Dejtonit në Ohio, ishte në parkingun e një ndërtese strehimi studentësh.

Një telefonues i paidentifikuar raportoi incidentin në bllokun 300 të Irving Avenue, rreth orës 19:00.

“Unë jam jashtë Campus South Apartments në Universitetin e Dejtonit. Një makinë ra mbi një fëmijë. Ai është bllokuar poshtë dhe nuk përgjigjet”, tha telefonuesi.

Brunner, nga Pittsburgh, Pennsylvania, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Universiteti adresoi vdekjen e Brunner në një e-mail në orën 1 të mëngjesit të së hënës.

‘Miata është dhimbje. Miata është dashuri. Sapo përfundova një rindërtim të plotë të motorit dhe tani po funksionon mirë! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan”, kishte shkruar ai në rrjetet sociale më herët.

Familja e Brunner ka kërkuar privatësi gjatë zisë.