Ish-trajneri i Kosovës i habit të gjithë, votoi Brozoviçin si “lojtarin më të mirë të vitit 2023”

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, i ka surprizuar të gjithë me votat e tij në ceremoninë e organizuar nga FIFA për më të mirët e vitit 2023.  

Lionel Mesi qëndroi në fron, duke u zgjedhur për vitin e dytë radhazi si “lojtari më i mirë”, pasi la mbrapa Haland dhe Mbape. 

Ish-trajneri i Kosovës, Primoz Gliha nuk preferoi asnjë nga lojtarët e sipër-përmendur, pavarësisht klasit që kanë. 

Slloveni Gliha votoi për Marçelo Brozovicin si më të mirin, tre pikë Kevin De Bryjn dhe një pikë Ilkai Gyndohanin. Natyrisht, lajmi ka bërë bujë jo vetëm në Kosovë, por edhe në disa media botërore. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like