Ish-sulmuesi i kuqezinjve, Xhampaolo Pacini: Milani ka katër pika kyçe

by admin
Spread the love

Xhampaolo Pacini tregoi se cilat janë, sipas tij, katër pikat kyçe të skuadrës së Milanit këtë sezon. Duke folur për rrjetin “DAZN”, ish-sulmuesit deklaroi:

“Janë katër pikat kyçe te Milani dhe sipas meje janë Menja dhe Tomori, të cilët po bëjnë një sezon të mrekullueshëm të pabesueshëm. Teo dhe Zhiru menjëherë pas tyre. Milani duhet t’i mbajë këta lojtarë edhe kur ndoshta performanca nuk është e shkëlqyer.

Personaliteti dhe lidershipi që kanë arrijnë të tërheqin lojtarët e tjerë, duke i bërë të jenë gjithmonë brenda lojës. Bëhet fjalë për një qasje që lojtarët që përmenda kanë vazhdimisht dhe që shërben si forcë lëvizëse për grupin kuqezi”

PANORAMASPORT.AL

You may also like