Ish-sulmuesi i kombëtares, Kapllani: Më është bërë “mishi kokërr”, jam gati të luaj

by admin
Spread the love

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Edmond Kapllani foli para ndeshjes në emisionin “Kuqezi”.

Kapllani u shpreh se stadiumi i përçon një ndjesi të jashtëzakonshme ndërsa shtoi se kuqezinjtë duhet të tregojnë kujdes në goditjet standarde.

Ndjesia që të jep stadium? “Është e jashtëzakonshme, është hera e parë që vij këtu. Mishi më është bërë kokërr, jam gati për të luajtur”.

Alternativat e shumta në sulm, luks? “Është luks i madh, për Sylvinhon nuk është problem nëse luan njëri apo tjetri. Asani po tregon një formë shumë të mirë me golat që ka shënuar na ka gëzuar jashtë mase dhe e shoh me shumë pozitivitet sulmin”.

Ku duhet të shfaqim kujdes ndaj Çekëve? “Duhet kujdes në goditjet standarde, e rëndësishme të jemi në lojë në 10-15 minutat e para dhe shpresoj në një rezultat pozitiv”.


Top Channel

You may also like