Ish-sigurimsat nuk mund të jenë as kryetar partie, zbardhet lëvizja më e fundit e Partisë Socialiste

by admin
Spread the love

Partia Socialiste depozitoi në Kuvend dy projektligje të tjera, të cilat e cilësoi si vijim i dekomunistizimit. Amendamentet kryesore ishin ato në ligjin për dekriminalizimin, i cili në vetvete ngjason me dy propozimet e tjera të depozituara nga opozita, ato të lustracionit.

“Duhet që anëtarët qofshin oficerë, punonjës operativë, bashkëpunëtorë dhe spiunë apo denoncues të mos kenë mundësi pas miratimit të këtij projektligji të jenë pjesë e vendimmarrjes në çfarëdo niveli qoftë ai”, tha Balla.

Për socialistët, një bashkëpunëtor apo staf i sigurimit të shtetit nuk mund të jetë kryetar partie, duke propozuar edhe ndryshime në këtë ligj.

“Nuk mund të jenë kryetar të partive politike në një sistem demokratik ata që kanë qenë dikur bashkëpunëtor, me status oficeri me status denoncuesi të sigurimit të shtetit”, vijoi Balla.

Katalizator i këtyre nismave është personazhi I.M bërë publik nga ana e Autoritetit të Dosjeve, gjë të cilën e tha vetë Taulant Balla përpara kamerave.

“Është e pa pranueshme që persona me një të shkuar të tillë të kenë arritur të zgjidhen deri president i Republikës”.

Përveç goditjes ndaj Ilir Metës, socialistët kishin paralajmëruar edhe manovra ligjore kundër Sali Berishës, por drafti i dorëzuar nuk parashikon sanksione për ish-funksionarë politik të Partisë së Punës.

“Në asnjë prej vendeve të tjera nuk gjendet që sekretari i Partisë apo varkëtari i diktatorit Sali Berisha të jenë në grupin e personave që hyjnë në ndalesat e ligjit”, tha Balla.

Dy nismat kërkojnë dakordësi politike për shkak se bëhet fjalë për ndërhyrje në ligjin për Partitë Politike dhe atë për dekriminalizimin.

You may also like