Ish-shefi i burimeve njerëzore tregon pyetjen ‘çelës’ ku kandidati fiton ose humbet në intervista (fotot)

by admin
Spread the love

Një ish-shef i burimeve njerëzore me kompaninë Microsoft ka treguar së fundmi pyetjen që sipas tij bënte që kandidati të fitonte ose të humbiste postin të cilin kërkonte.

Megjithse shumë besojnë se mund ta gjejnë kërkesën misterioze nëse e vrasin mendjen, ajo mund të jetë diçka që nuk e prisni.

Intervistat e punës mund të jenë stresuese pasi kandidatët përgatiten shumë për të treguar aftësitë e vendosmërinë e tyre, para se të përballen me pyetje të cilat nuk u kishte shkuar mendja kurrë, si për shembull ‘çfarë kafshe do të doje të ishe, dhe përse?’, ose ‘nëse do të fitoje 10 milionë dollarë, çfarë do të bëje me to’.

Chris Williams, i cili tashmë është komentator në rrjet, thotë se gjithmonë i bënte kandidatëve të njëjtën pyetje.

“Janë pak gjëra të rëndësishme që unë kërkoj te personi që dua të marr në punë. Unë për shembull dua një njeri inteligjent që të mësojë e të komunikojë.”

“Dua dikë që të mos i trembet sfidave dhe të mësojë si të ndihmojë të tjerët duke i treguar atyre ato që ka mësuar vetë”.

Williams, thotë se preferon të bëjë një pyetje pas përshëndetjeve dhe hapjes së bisedës, e cila përcakton natyrën e bisedës duke e drejtuar nga pozitivja.

Ai pyet kandidatin: “Më trego diçka që ke mësuar dy ditët e fundit.”

Williams thotë se kjo nuk duhet të jetë detyrimisht për punën. “Mund të jetë çdo gjë, diçka që ke mësuar për vete kohët e fundit”.

Ai shton se një kandidat i mirë mund të ketë një përgjigje të gatshme, ndërsa shton:  “Ata mund të kenë mësuar të bëjnë një tabelë të re në programin Excel. Ose ndoshta të luajnë një loje të re, apo historinë e një poeti që preferojnë, ose t’i mësojnë një fëmije si t’i japë biçikletës, ose si të gatuajnë presh”.

“Ka njerëz që flasin për lojrat që sapo kanë mësuar, qoftë elektronike apo mekanike, por një komunikues i mirë di ta inkuadrojë pasionin e tij me temën e bisedës. Ata e bëjnë më të lehtë ndarjen e eksperiencës me të tjerë, dhe ndërkohë duke shfaqur entuziazëm”.

“Nëse një kandidat të shikon me sy të zbrazur, ai duket sikur është duke thënë, ‘Unë nuk kam asgjë’, por kjo do të thotë se ke një problem. Por kjo nuk ndodh shpesh pasi shumë njerëz kanë diçka për të terguar dhe për të ndarë me të tjerët.”