Ish-kryeministri i Greqisë: Ballkani i Hapur është mundësi që Ballkani Perëndimor të lëviz përpara

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri
i Greqisë, Xhorxh Papandreu, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është mundësi që
vendet e Ballkanit Perëndimor të lëvizin përpara, raporton Shqip.

Ndonëse
ka thënë se është e vështirë për Kosovën, ai e ka krahasuar atë edhe me
procesin e Berlinit, për siç ka thënë përfitimet financiare.

Ai
në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’,
organizim ky i The Economist në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës,
shtoi se duhet të punohet bashkë në mënyrë që të ketë zhvillim në këtë rajon.

“Kemi
rivalitete gjeopolitike dhe Evropa duhet të luaj një rol të rëndësishëm, sesi
të punojmë bashkërisht, kur bashkohemi mund të jemi më efikas. Duhet të
tregojmë vullnetin politik për këtë regjion dhe mendoj që është një ndër kolaudimet
bazike, na nevojitet vullnet i ri i brendshëm politik për të ndryshuar për të
mirë”, tha ai.
“Evropa
është e rëndësishme të ndihmoj ata që duan të reformohen, bashkëpunimi
regjional në Ballkan mund të jetë një mbështetje madhore për të lëvizur përpara
në procesin e reformimit, është Ballkani i Hapur e di që është i vështirë për
Kosovën, e pastaj e di që është edhe procesi i Berlinit, ku do të ketë
përfitime financiare edhe për Kosovën edhe për vendet e tjera”, tha ai.

LEXONI EDHE:

You may also like