Ish-kryeministri Berisha flet për shkarkimin e Alibeajt: E kishte komanduar Gazment Bardhi, tani është “nul”

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar edhe një herë Enkelejd Alibeajn si “nul”, lidhur me detyrën e tij si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ditën e sotme, Kuvendi Kombëtar i PD-së, shkarkoi Alibeajn nga detyra, ndërsa për emrin e ri të kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, sipas Sali Berishës, do të ndiqen procedurat nga një grup ekspertësh.

“Sot u mor një vendim ndaj personit të emëruar nga Gaz Bardhi dhe ai në detyrë është “nul” për këtë Kuvend. Procedurat ligjore do ndiqen dhe do jetë grupi i ekspertëve që do përcaktojë emërimin e kryetari të grupit. Duhet të jetë një nga nën kryetarët të partisë. Emër nuk kam se varet kush do votohet. Kryesia e partisë zgjidhet para 22 majit. Kuvendi i shtrin jetëgjatësinë Komisionit deri në konstituimin e PD”, tha Sali Berisha.

Por pavarësisht se statuti i Komisionit të Rithemelimit, thuhet se kryetari mund të zgjidhet nga Këshilli, tjetër gjë thotë rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë.

Në nenin 16 të rregullores së Kuvendit, përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin kryesinë e grupit ku bën pjesë dhe kryetari.

Nëse kjo dispozitë ligjore do të ndiqej, do të ishte e vështirë të zgjidhej një kryetar grupi nga deputetët që mbështesin sot Berishën, për shkak se ai ka vetëm 17 vota në grupin parlamentar ndërsa 35 të tjerë, nuk i janë bashkuar Kuvendit Kombëtar.

Neni 16 i Rregullores së Kuvendit:

Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe/ose zëdhënësi.

Në mungesë të kryetarit të grupit, ai përfaqësohet nga zëvendëskryetari.

Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve parlamentare ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit zhvillon takim me kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim përcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit.

Vendet e deputetëve të secilit grup parlamentar përcaktohen nga kryetari i secilit grup.
G

upet parlamentare miratojnë rregulloren e brendshme të organizimit të tyre.

You may also like